Lajme
BE, e gatshme të presë refugjatë ukrainas, thotë komisionerja
Bashkimi Evropian është i gatshëm dhe i mirëpërgatitur për të pranuar refugjatët që ikin nga Ukraina, tha për Euronews, Ylva Johansson, komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur Rusia mund të sulmojë Ukrainën dhe kjo do të shkaktojë një valë migrantësh që kërkojnë strehim në vendet e afërta të BE-së.
“Fokusi ka qenë në planifikimin e emergjencës për situatën shumë të rrezikshme në Ukrainë. Ne nuk e dimë se cili do të ishte hapi i ardhshëm i Putin-it, por ne duhet të jemi të përgatitur nëse do të ketë një fluks masiv refugjatësh ukrainas në Bashkimin Evropian”, tha ajo.
“Ne po shqyrtojmë mbështetjen e agjencisë së azilit të BE-së me përpunimin e kërkesave për azil, mbështetjen nga Frontex me regjistrimin dhe menaxhimin e kufirit, si dhe mbështetjen nga Europoli gjithashtu”, shtoi ajo.
Johansson foli për Euronews nga Polonia, një vend fqinj që tashmë po përgatitet për një fluks të mundshëm të qytetarëve ukrainas që ikin nga agresioni ushtarak rus. /Euronews.al
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave