Lajme

68,3 për qind e kosovarëve në Austri janë të vaksinuar

Kosovarët renditen ndër 10 komunitetet rezidente më të vaksinuara në Austri, raporton albinfo.at

Statistika Austria publikoi të martën një vlerësim të shkallës të vaksinimit dhe rikuperimit bazuar në karakteristikat socio-demografike. Sipas kësaj, 78.2 për qind e popullsisë rezidente austriake bartin antitrupa kundër koronavirusit, këtu përfshihen personat që janë vaksinuar apo që janë shëruar nga virusi.

Shifra prej 78.2 për qind përfshin të gjithë personat të cilët posedojnë një certifikatë të vlefshme vaksinimi ose shërimi. Prej tyre 65.4 për qind janë të vaksinuar, 8.9 për qind që ishin të rikuperuar dhe 3.9 për qind ishin të vaksinuar dhe të shëruar, njofton albinfo.at

Të moshuarit, grupmosha më e vaksinuar

Të ndara sipas moshës, shfaqet një model i qartë: sa më i ri ka qenë mosha, aq më i lartë ka qenë përqindja e personave të shëruar. Rreth një në pesë fëmijë nga mosha 5 deri në 14 vjeç ka një certifikatë të vlefshme shërimi. Në të kundërt, shkalla e vaksinimit më e lartë ka qenë e grupmoshave prej 80 deri në 84 për qind, grupmoshë kjo e cila është vaksinuar 86,4 për qind.

Foto: Der Standard

Dallime të mëdha në shkallën e vaksinimit ka edhe sipas origjinës së popullsisë rezidente në Austri.

Nëse merren parasysh vendet e lindjes, austriakët vendas renditen në vendin e pestë me 70.4 për qind. Personat e lindur në Republikën Çeke (74 për qind), Gjermani (73.1 për qind), Afganistan (73 për qind) dhe Itali (71.1 për qind). Menjëherë pas tyre janë persona me origjinë turke 69,5 për qind, kosovaret 68,3, sirianet 62,3 dhe boshnjakët me 60,8 për qind