Kosova
Sot vazhdon dialogu Kosovë-Serbi
Sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në nivel kryenegociatorësh, ku Kosova përfaqësohet nga Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq.
Pas tre muajsh ngërç, në takimin e sotëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, që është i pari për vitin 2022, pritet të diskutohet për të pagjeturit dhe për arritjen e marrëveshjes së përhershme për targat.
Zyrtarët serbë kanë paralajmëruar se në takimin e sotëm do të diskutohet edhe për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale më 3 prill.
Takimin e parë me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, do ta zhvillojë Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës.
Më pas takim të njëjtë do të ketë shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç.
Në orët e pasdites pritet të zhvillohet takimi i përbashkët me ndërmjetësim të Lajçakut.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor