Lajme

Vdes ambasadorja e Italisë, u rrëzua nga ballkoni

Lajmin për vdekjen e ambasadores në Australi, Francesca Tardiolo, e ndau Ministria e Jashtme e Italisë, në një postim në Twitter, të publikuar mëngjesin e së dielës.

“Me trishtim të pafund, Ministria e Jashtme njofton humbjen e Francesca Tardiolo, ambasadore italiane në Canberra dhe ndan dhimbjen me të dashurit e saj”, thuhet në postim.

“Do ta kujtojmë me dashuri për cilësitë e saj të admirueshme profesionale dhe njerëzore: një diplomate e madhe dhe shërbëtore e shtetit”.

Ajo ishte 56 vjeçe në kohën e vdekjes së saj dhe la pas dy fëmijë të rritur në të njëzetat, raporton e përditshmja e lajmeve Corriere della Sera.

Tardioli kishte qenë me pushime në shtëpinë e saj në Foligno, Umbria, pas një takimi midis ambasadorëve të Italisë dhe presidentit Sergio Mattarella dhe së shpejti do të kthehej në postin e saj në Canberra, sipas Corriere. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës. Thuhet se Tardioli u gjet nga një familjar, i cili ngriti alarmin, por ishte tepër vonë për shërbimet e urgjencës. Autoritetet italiane po hetojnë se çfarë mund të ketë çuar në incident, por hipoteza më e mundshme në këtë moment është vdekja aksidentale, raporton Perugia Today, përcjell tutje albinfo.ch.