Lajme
100 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri – Austri
Më 18 shkurt 1922 Austria ka njohur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur
Një shekull më vonë, më 18 shkurt të vitit 2022 Ambasada e Shqipërisë në Vjenë e shënon përvjetorin e 100-të të marrëdhënieve diplomatike Austri – Shqipëri, njofton albinfo.at.
Me anë të një video–mesazhi, ambasadori shqiptar në Austri, Roland Bimo, thekson se si sot, më 18 shkurt 1922, një shekull më parë, ministri i Jashtëm i Austrisë, Leopold Hennet, firmos përgjigjen e kërkesës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, imzot Fan Nolit, me anë të së cilës njofton se Austria e njeh Shqipërinë si një shtet sovran dhe të pavarur. Kjo njihet si data e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve në kohën moderne. Natyrisht se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Austrisë shkojnë shumë me thellë në histori, përcjell albinfo.at.
‘Me rastin e këtij përvjetori Ambasada Shqiptare në Vjenë dëshiron të nderojë kujtimin e të gjithë shkencëtarëve të albanologjisë, shumica dërrmuese e të cilëve janë austriakë, për kontributin e tyre esencial në mëvetësinë e Shqipërisë si dhe figurat më të ndritura të kombit shqiptar, jeta dhe veprimtaria e të cilëve është e lidhur ngushtë me Austrinë”, shprehet në një video mesazh urimi ambasadori shqiptar në Vjenë, Roland Bimo.
Marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Austrisë janë vendosur më 18 shkurt 1922 dhe janë rivendosur më 7 shkurt 1956.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës Mësohet se Komisioni Kombëtar i Financave ka gjykuar se deri në vitin e ardhshëm nevojiten mbi...
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë