Integrimi
Jeton Hoxha kërkon votën Tuaj për një vend në Parlamentin Kantonal të Vaudit
"Ftoj bashkëkombësit në komunat: Renens, Chavannes, Ecublens, Crissier, Villars-st-Croix, Bussigny, St-Sulpice, të më përkrahin në zgjedhjet e 20 marsit 2022"
Më 20 mars 2022 qytetarët e kantonit të Vaud-it do të votojnë për Parlamentin Kantonal. Ndër kandidatët për një ulëse në këtë parlament është edhe Jeton Hoxha, i vetmi shqiptar sa i takon zonës Ouest lausannois (Lozana perëndimore) që përfshin 8 komuna. Ai garon nën logon e partisë Socialiste, në listën 1.
Jeton Hoxha është me prejardhje nga komuna e Pejës në Kosovë, i rritur dhe i shkolluar në komunën Renens në Vaud të Zvicrës. Ai është njohës i mirë i dy kulturave, vendase dhe kulturës shqiptare. Është i diplomuar ne Universitetin UNIL Lausanne, drejtimi Ekonomi dhe Menaxhim dhe punon si përgjegjës në sigurimin social.
Jetoni është i martuar dhe baba i 4 fëmijëve.
Me rastin e kandidimit të tij për zgjedhje albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë të shkurtër për të kuptuar synimet e tij për këto zgjedhje dhe vizionin që ai ka si qytetar i Zvicrës dhe si shqiptar që garon krahas personaliteteve të tjera politike.
Albinfo.ch: Zoti Hoxha, është kjo hera e parë për ju që kandidoni për zgjedhje në politikën zvicerane?
Jeton Hoxha: Jo nuk është hera e parë, sepse jam asamblist në komunën e Renens që prej dhjetë vitesh, d.m.th. për 2 mandate. Po ashtu jam i angazhuar me aktivitete të ndryshme të komunës si: delegat i komunave për Sigurimin në Lozanë Ouest (Police, Polouest); Pjesëtar i zyrës së parlamentit në Renens; Delegat i komunës për komisionin regjional e ndërkomunal CRI dhe delegat i komunës për organizimin regjional të mbrojtjes civile.
Albinfo.ch: Çfarë do të thotë për ju të jeni i vetmi shqiptar në listën zgjedhore, si kandidat i 7 komunave: të Renens, Chavannes, Bussigny, Crissier, Villars-St-Croix, Ecublens dhe St-Sulpice?
Jeton Hoxha: Zgjedhja ime apo e ndonjë shqiptari tjetër do të ishte një hap shumë i madh drejt pranimit të komunitetit shqiptar në 7 komunat e lartpërmendura.
Albinfo.ch: Vitet e fundit, angazhimi i shqiptarëve në politikën zvicerane është shumë i lartë. Si e shihni ju këtë vullnet për angazhim politik?
Jeton Hoxha: Unë e shoh shumë pozitive që shqiptaret janë aktivë dhe janë të integruar edhe në sistemin politik. Po sërish ka një dallim në mes të gjeneratës së parë, që fare pak kanë qenë aktive në politikën zvicerane dhe gjeneratës së dytë apo të tretë që janë të integruar.
Albinfo.ch: Si mund të votojnë zgjedhësit për ju?
Jeton Hoxha: Të gjithë shqiptarët që kanë nënshtetësi zvicerane kanë të drejtë vote në përgjithësi dhe në këtë kuadër edhe për kandidatin e tyre shqiptar, në zgjedhjet kantonale, më 20 mars 2022. Çdo individ ka të drejtë të shkruajë dy herë emrin e kandidatit në listë. Po ashtu edhe në qoftë se janë simpatizantë të partive të tjera, kanë të drejtë të shënojnë emrin dhe numrin e kandidatit nga një parti tjetër.
Albinfo.ch: Cila është thirrja juaj për komunitetin shqiptar në Lozanë Ouest ?
Jeton Hoxha: Shfrytëzoj rastin që t’i ftoj bashkëkombësit e mi të cilët jetojnë në komunat: Renens, Chavannes, Ecublens, Crissier, Villars-st-Croix, Bussigny, St-Sulpice që të më përkrahin në zgjedhjet e 20 marsit 2022. Sepse vetëm duke ndërtuar ura dhe duke dhënë mundësinë që të tjerët të na njohin më mirë dhe nga afër kemi mundësi që të kemi trajtim politik çfarë ne realisht e meritojmë.
Zamira Bytyqi
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit