Kosova

Fakte për Pavarësinë e Kosovës

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 Shkurt 2008. Albinfo.ch ju sjell fakte për Pavarësinë e Kosovës

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 109 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. 11 deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. 9 përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.

Versioni origjinal i papirusit të deklaratës është nënshkruar nga delegatët po atë ditë. Teksti i deklaratës në gjuhën shqipe është i vetmi tekst autentik.

Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin.

Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.

Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Afganistani, Kosta Rika, SHBA, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, etj.

Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiçi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

116 nga 193 shtete anëtare të OKB-së kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB. 23 nga 28 shtetet e BE-së po ashtu e kanë njohur Kosovën. Njëzetekatër (24) anëtarë të NATO-s nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën.

Zvicra e njohur Pavarësinë e Kosovës më 27 Shkurt 2018.

Shtetet që e kundërshtojnë Pavarësinë e Kosovës: Serbia, Rusia, Kina, Spanja, India, Gjeorgjia, Greqia, Brazili, Spanja, …

Parlamenti Evropian më 30 maj 2008, shpalli se e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Ishte hera e parë që flamuri i Kosovës, u paraqit zyrtarisht në institucionet e Bashkimit Evropian.