Maqedonia

36 viktima dhe mbi një mijë raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 1,091 raste të reja nga 3,702 testime të kryera, prej të cilëve 156 riinfektime, transmeton Portalb.mk.

Në 24 orëshin e fundit u regjistruan 23 persona të vdekur, që të gjithë në spital. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga Moj Termin, u raportuan edhe 13 persona të vdekur, nga të cilët 10 vdiqën në shtëpi dhe 3 në spital. Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, me sëmundje shoqëruese u regjistruan në 32 persona.