Lajme
Rrjedhje ozoni në pishinën e shkollës, evakuohen nxënësit dhe mësuesit
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar gjithsej rreth 200 pjesëtarë të shërbimeve emergjente, katër helikopterë shpëtimi dhe 17 autoambulanca
Sot, pak para orës 16:00, policia e kantonit Schwyz ka marrë një mesazh se një numri fëmijësh dhe të rriturish në pishinën e mbuluar të shkollës Seefeld në Lachen papritmas u janë paraqitur kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje.
Gjithsej 60 nxënës dhe të rritur të klasës së tretë dhe të gjashtë janë evakuuar menjëherë nga ndërtesa, raporton polizeinews.ch
Sipas një deklarate, 12 nxënës dhe një i rritur me vështirësi në frymëmarrje u desh të dërgoheshin në spital, transmeton albinfo.ch. Nxënësit e tjerë të prekur të janë dërguar në shtëpi pa simptoma ose u janë dorëzuar prindërve të tyre.
Në total, shërbimet e urgjencës kanë ofruar kujdes mjekësor për mbi 40 persona.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar gjithsej rreth 200 pjesëtarë të shërbimeve emergjente, katër helikopterë shpëtimi dhe 17 autoambulanca. Shkaku i rrjedhjes së ozonit në pishinë është aktualisht i paqartë dhe po sqarohet nga policia e kantonit Schwyz.
(Foto: Kapo Schwyz)
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës