Lajme
OBSH bën thirrje për vaksinim më të lartë në Evropën Lindore
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për rritje të përpjekjeve për vaksinim kundër COVID-19 në Evropën Lindore, duke paralajmëruar se “vala” e variantit Omicron po shkon drejt asaj zone.
Shefi për Evropën në OBSH, Hans Kluge, tha se në dy javët e fundit rastet me COVID janë rritur më shumë se dyfish në gjashtë shtete: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë.
“Siç është pritur, vala e Omicronit po shkon në Lindje”, u shpreh Kluge.
Dega e OBSH-së për Evropën krahason 52 shtete, përfshirë disa në Azinë Qendrore.
Kluge tha se ritmi i vaksinimit është relativisht i vogël në disa pjesë të këtij rajoni.
Më pak se 40 për qind e personave mbi 60-vjeç janë vaksinuar plotësisht në Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Kirgizi, Ukrainë dhe Uzbekistan.
Kluge shtoi se në Bullgari, Gjergji dhe Maqedoninë e Veriut më pak se 40 për qind e punonjësve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.
Gjithashtu, Kluge bëri thirrje që në Lindje të mos lehtësohen masat kundër virusit.
“Duke pasur parasysh shtrirjen e variantit Omicron dhe qarkullimin e variantit Delta në Lindje, tani nuk është koha për të lehtësuar masat që dihet se funksionojnë në luftim të pandemisë”, u shpreh Kluge.
E-Diaspora
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi i “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi i “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025