Futboll

Bekteshi nënshkruan me ekipin norvegjez

Bëhet e ditur se mbrojtësi nga Kosova, Leotrim Bekteshi, është bërë me skuadër të re, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se tani zyrtarisht Bekteshi ka nënshkruar me Mjondalen IF Fotball, sipas burimeve të Insportit.

Ish-mbrojtësi i FC Prishtinës tashmë është në ambientet e klubit, ku sapo ka nënshkruar kontratën me klubin norvegjez.

Bekteshi ishte futbollist i lirë pas largimit nga skuadra kampione e Kosovës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mjondalen bën gara në rangun e dytë të futbollit norvegjez dhe është tri herë fitues i Kupës së Norvegjisë.
Bekteshi nga nesër pritet t’i bashkohet skuadrës për të filluar stërvitjet.

Ai me Prishtinën në tre vjet e gjysmë sa ishte pjesë i ka regjistruar 150 paraqitje, derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën.

Leotrim Bekteshi nënshkruan me ekipin norvegjez