Lajme

Zvicër: 48,969 infeksione të reja dhe 36 vdekje në 72 orët e fundit

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 48,969 raste të reja të hënën pasdite që kishin rezultuar pozitive për virusin korona në 3 ditët e fundit (gjatë fundjavës).

Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 22,195 që është 25 për qind më pak se në javën e kaluar.

BAG raporton gjithashtu 175 pranime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 107 në ditë, njofton srf.ch.

1865 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 8 për qind më pak se në javën e kaluar.

Aktualisht janë 191 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 10 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 71 për qind të zënë.

22 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga pacientët me Covid 19.

BAG raporton 36 raste të reja të vdekjeve nga korona. Mesatarja 7-ditore është 12 të vdekur.