Lajme

Vaksina kundër Covid me bazë proteina pret autorizim në Zvicër

Kompania amerikane e bioteknologjisë Novavax ka aplikuar për leje për të furnizuar në Zvicër vaksinën e saj Covid-19 të quajtur Nuvaxovid, përcjell albinfo.ch.

Nëse miratohet nga Rregullatori i ilaçeve Swissmedic, do të ishte vaksina e parë me bazë proteina që do të vihej në dispozicion në vend.

Për shkak se Novavvax nuk ka prezencë fizike në Zvicër, duhet të aplikojë për autorizim përmes distributorit Future Health me bazë në Zvicër. Nuvaxovid është miratuar për përdorim në BE nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përcjell tutje albinfo.ch.