Kosova

247 raste të reja dhe dy viktima nga Covid-19 në Kosovë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2 mijë e 314 testime, janë regjistruar edhe 247 raste të reja.

Sot janë shëruar 2 mijë 96 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës. Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse, me dozën përforcuese dhe dozën e tretë deri më sot janë vaksinuar 93.507 persona.