Kosova
Pjesëmarrje e suksesshme e Kosovës në panairin EMITT, Turqi
Pjesëmarrja e Kosovës në panairin EMITT 2022 rezultoi në prezantim dinjitoz të ofertës turistike të vendit, vendosjen e një standardi të ri të përfaqësimit të aspektit turistik, kulturor dhe gastronomik, si dhe në krijim të lidhjeve të reja afariste ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre ndërkombëtare.
Baki Hoti, Drejtori Ekzekutiv i Unionit të Turizmit të Kosovës, që organizoi pjesëmarrjen e Kosovës në këtë panair, tregon se si rezultat i këtij panairi, brenda muajit mars do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Turizmit të Maqedonisë së Veriut, si dhe gjatë muajit maj, me ftesë të kryetarit të Bursës, një delegacion i UTK-së dhe i operatorëve turistikë të Kosovës për 4 ditë do të prezantojnë atje ofertën turistike të Kosovës, ku do të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Bursës dhe Unionit të Turizmit të Kosovës.
“Dëshiroj të falënderoj në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Stamboll si dhe të Shoqatës Kulturore të Bursës për vizitën e tyre në hapësirën ekspozuese të Kosovës dhe për bashkëpunimin që kanë ofruar”, thotë z. Hoti.
Po ashtu, UTK ka nënshkruar një parakontratë me organizatorët e panairit EMITT dhe kanë siguruar për vitin 2023 hapësirën e favorshme për ekspozim.
Z. Hoti thotë se “pjesëmarrja e gjashtëmbëdhjetë biznese të Kosovës nga sektori i turizmit në panairin EMITT të vitit 2022 ishte një ndër prezantimet më të mira të Kosovës në panaire të ngjashme ndërkombëtare. Këtë vit u vendos një standard i ri i mënyrës së përfaqësimit. Përveç ofertës turistike të vendit, u prezantuan tradita, kultura dhe pasuria e gastronomisë së Kosovës, mundësuam mbi 70 takime mes bizneseve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, zgjeruam aktivitetet dhe rritëm numrin e bizneseve të huaja të interesuara të bashkëpunojnë me ne”.
Pjesëmarrja e gjashtëmbëdhjetë bizneseve të Kosovës në panairin EMITT (Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor) u organizua nga UTK, me mbështetje nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët i thonë “po” financimit uniform të shëndetësisë Në të ardhmen, të gjitha shërbimet shëndetësore duhet të financohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht se...
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq