Maqedonia

920 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.338 testime për koronavirus, ndërsa 920 raste kanë rezultuar pozitivë.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 11 pacientë, të cilët kanë qenë pozitivë për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.190 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 287.016, prej të cilëve 267.123 janë shëruar, ndërsa 8.747 kanë ndërruar jetë.