Teatër
Java kulturore në botë, festivalet më të rëndësishme të filmit
Kjo javë mund të quhet java e kulturës në Europë. Festivalet më të rëndësishme për krijimet kinematografike dhe muzikore, këtë vit ndryshe nga ai më parë shtruan tapetin e kuq, për të pritur yjet ndërkombëtarë.
Këtë javë nën ethe ishte çdo i pasionuar pas filmit “Zgjoi” të regjisores dhe skenaristes nga Kosova, Blerta Basholli, i cili kaloi çdo limit, duke pritur short listën për Oscar.
Pas një rruge të gjatë dhe dhjetëra çmimeve të tjera në festivale ndërkombëtare evropiane dhe botërore, ‘Zgjoi’ bëri të njohur historinë e një gruaje që luftoi pareshtur pengesat kulturore dhe sociale në një shoqëria gati patriarkale.
Më 8 shkurt u zbuluan filmat që janë në garë të ngushtë për Oscar që do të mbahet më 27 mars. ‘Zgjoi’ nuk ja doli për këtë çmim prestigjioz, por vendosi një tjetër standard për kinematografinë shqiptare. Një histori që përsëritet, sepse edhe filmi me metrazh të shkurtër “ The Van” nga regjisori Erenik Beqiri iu afrua shumë pranë çmimit më 2021.
Tr ditë më parë në Londër u zhvillua ceremonia e 42-të e Brit Awards. Këngëtarja Adiele kryesoi mbrëmjen duke marrë tri çmime kryesore, atë të këngës më të mirë të vitit, artistin e vitit dhe albumin e vitit. Edhe në këtë ceremoni, shqiptarët e Kosovës, arritën të shkëlqenin. Dua Lipa, edhe pse jo e pranishme, rrëmbeu trofeun si artisja më e mirë pop.
Dy muaj më parë ishte e pasigurt nëse Berlin Film Festival do t’i kthehej cermonisë tradicionale. Dy ditë më parë fjalimet emocionale dhe një falënderim për mjekët dhe infermieret shënuan hapjen e Festivalit.
Edhe pse me një publik të përgjysmuar, emocionet padyshim janë të mëdha, për të parë prodhimet kinematografik dhe filmat që do të rrëmbejnë çmimet kryesore. Kritikët dhe analistët janë befasuar që filmat e këtij edicioni flasin të gjithë për një subjekt, për dashurinë.
Edhe në këtë festival do të dëgjohet gjuha shqipe, sepse filmi “Virgjëresha Shqiptare” e regjisorit Bujar Alimani do të shfaqet në Europian Film Market, nje aktivitet shoqërues i Berlinals.
Të kthehemi në Oscar, tek ceremonia më prestigjioze e filmit? Kush ja pretendentët dhe a ka pasur vërtet prodhime të realizuara? Kritikët thonë se po dhe gara është e fortë, mes pretendentëve “Don’t Look Now” dhe “The Power of the Dog” apo Belefast./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Teatër
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra