Lajme
Pandemia nuk ka mbaruar, Omicron nuk është varianti i fundit
“Pandemia nuk ka mbaruar. Covid-19 ka të ngjarë të qëndrojë me ne. Nuk është e sigurt që Omicron është varianti i fundit që shohim”. Kështu është shprehur Andrea Ammon, drejtoresha e Qendrës Evropiane për Sëmundjet ECDC, në Rai Radio 1, në një kohë që shumë vende janë shprehur se pandemia është drejt fundit.
Sipas saj, ndryshimet e masave kufizuese të pandemisë do të varen nga secili vend, teksa këshillon mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura.
“Aktualisht shohim një ndryshim të madh midis situatave të vendeve në Evropë. Nëse doni të arrini një reduktim të infeksionit duhet t’i mbani në vende ku nuk ka distancë, pra brenda. Atëherë maska për mendimin tim nuk është një masë mbrojtëse”, transmeton Albinfo.ch.
Ammon shtoi më tej se virusi na ka befasuar këto 2 vjet, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm.
“Kemi mësuar shumë, por nuk do të thosha se tashmë dimë gjithçka rreth këtij virusi. Shpesh na ka befasuar në këto 2 vjet, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Duhet të rritet mbikëqyrja dhe të përmirësohet sekuenca, për të identifikuar variantet e virusit sa më shpejt të jetë e mundur”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë