Kosovë
Kosova po ekspozohet para rreth 45,000 profesionistëve të industrisë së turizmit
Vazhdojnë takimet mes bizneseve të Kosovës nga sektori i turizmit me biznese dhe agjenci turistike ndërkombëtare, pjesëmarrëse në panairin Emitt, hapësira ku ekspozohet oferta turistike e Kosovës u shndërrua në skenë të promovimit të vlerave kulturore të vendit, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë, oferta turistike e Kosovës po ekspozohet para rreth 45,000 profesionistëve të industrisë së turizmit dhe të turistëve që vizitojnë panairin #EMITT në kërkim të destinacioneve të reja.
Gjashtëmbëdhjetë biznese të Kosovës nga sektori i turizmit prezantojnë ofertën turistike të Kosovës në panairin EMITT, një ndër panairet kryesore të turizmit në botë, shkruan albinfo.ch.
Pjesëmarrja e tyre është organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës – UTK, në kuadër të përpjekjeve të veta për ta zhvilluar jo vetëm turizmin brenda vendit, por edhe për ta promovuar Kosovën denjësisht në botë si një destinacion tërheqës dhe me ofertë të pasur. Mbështetur nga PPSE Program Swisscontact dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë