Lajme
Mërgimtarët kosovarë, të parët sa u përket fluturimeve nga aeroporti i Bazelit
Aeroporti i Bazelit rendit Prishtinën si vendi ku kreu më së shumti fluturime.
Aeroporti i Bazelit është një aeroport mbase unik në botë: ai administrohet nga Franca dhe Zvicra, shkruan albinfo.ch.
Nga Aeroporti i Bazelit fluturohet në tridhjetë e dy vende, me afro nëntë milionë pasagjerë mesatarisht në vit.
Në dhjetor të vitit 2021 ky aeroport shënoi 4447 fluturime.
Destinacioni më i madh i fluturimeve që u zhvilluan nga ky aeroport, ashtu sikurse edhe për nga numri i pasagjerëve, ishtePrishtina, (Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”).
Prishtina është lider i qartë me 418 000 pasagjerë, i ndjekur nga Stambolli me 234 400 dhe Palma de Mallorca me 148 700 pasagjerë.
Ndërsa, në tërësi për nga numri i fluturimeve ishin nga Spanja në disa aeroporte, e ndjekur nga aeroporti i Prishtinës, pastaj, Turqia, Italia dhe Franca ishin në krye të fluturimeve të tyre, shkruan tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra