Lajme
Personat që kanë marrë vaksinën e tretë ankohen për skuqje dhe kruarje
Swissmedic: "Në thelb, efektet anësore pas vaksinimit përforcues deri më tani kanë korresponduar kryesisht me ato pas vaksinimit të parë dhe të dytë"
Farmacitë në Zvicër raportojnë një rritje të madhe të numrit të klientëve që kërkojnë ndihmë për shkak të skuqjes së lëkurës pas vaksinimit përforcues (vaksinës së tretë). Edhe dermatologët po regjistrojnë më shumë pacientë që ankohen për ndryshime të lëkurës pas vaksinimit të tretë.
Preken 1 deri 10 në 100 të vaksinuar me Moderna dhe vetëm 1 në 1.000 deri në 10.000 me Pfizer/Biontech
Tani ka reaguar edhe Agjencia Zvicerane për Produkte Terapeutike, Swissmedic, e cila është përgjegjëse për monitorimin e efekteve anësore të vaksinimit. Pas 3.5 milionë vaksinave përforcuese, Swissmedic ka marrë më shumë se 200 raporte për urtikarie (skuqje dhe kruarje), kryesisht drejtpërdrejt nga të prekurit, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, Swissmedic supozon se shumë raste nuk janë raportuar ose ende nuk janë raportuar dhe se, sipas raportimeve të mediave, do të ketë rritje.
Në Zvicër, vaksina Moderna është vaksinuar veçanërisht shpesh dhe duket se “ethet e hithit” (siç quhen simptomat e ngjashme me ato të prekjes nga hithrat) shfaqen më shpesh me përforcuesit Moderna sesa me ato nga Biontech/Pfizer, shkruan watson.ch. Me vaksinën Spikevax nga Moderna, një skuqje në studimin e regjistrimit është përshkruar si “e zakonshme”, pra një rast në dhjetë deri në njëqind njerëz, ose 1 deri në 10 përqind e të gjithë personave të vaksinuar. Ndërsa te Pfizer/Biontech, kjo simptomë është përshkruar si “e rrallë”, që do të thotë një rast në çdo njëmijë deri në dhjetë mijë njerëz të vaksinuar.
Swissmedic mbledh të dhënat për efektet anësore të padëshiruara të infeksioneve Covid. “Në thelb, efektet anësore pas vaksinimit përforcues deri më tani kanë korresponduar kryesisht me ato pas vaksinimit të parë dhe të dytë,” thotë zëdhënësi Alex Josty, përcjell albinfo.ch. Swissmedic aktualisht po merr raporte për këto çrregullime që raportohen nga të prekurit, në lidhje me vaksinat përforcuese.
“Skuqja dhe mbindjeshmëria janë renditur në mënyrë eksplicite si efekte anësore të mundshme për të dyja vaksinat mRNA,” vazhdon Josty. Raportet aktuale do të hetohen.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë