Kosova

Katër të vdekur dhe 717 raste pozitive me Covid 19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015.

Në total, numri i rasteve aktive është 16.849.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19.