Lajme
Evropa lehtëson masat kundër pandemisë
Në disa shtete evropiane kanë nisur të lehtësohen masat kufizuese kundër COVID, duke iu rikthyer me ngadalë normalitetit të parapandemisë.
Në Suedi, për të qenë pjesë e eventeve publike nuk është e detyrueshme të kesh një certifikatë COVID, nga e mërkura.
Edhe në transport publik nuk është e nevojshme të mbahet një maskë.
Baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 23:00.
“Panemdia nuk ka përfunduar, por po hyjmë në një fazë të re, pasi studimet kanë treguar se Omicron është më pak i ashpër”, u shpreh kryeministrja Andersson.
Më shumë se 83% e popullsisë mbi 12 vjeç në Suedi janë të vaksinuar me 2 doza të vaksinës kundër COVID, dhe 50% kanë marrë edhe dozën e tretë.
Në fund të marsit në Suedi pritet të marrin fund edhe kufizimet e udhëtimit.
Edhe në ambientet publike në Spanjë, Itali dhe Francë nuk është më e detyrueshme të mbahet maskë. Ato do të përdoren vetëm në ambientet e mbipopulluara dhe në ambientet publike të mbyllura.
Nga 1 marsi Italia synon të rrisë numrin e pjesëmarrjes në stadiume. Në 31 mars në atë shtet përfundon gjendja e emergjencës për shkak të COVID.
Ndërsa Danimarka hoqi të gjitha kufizimet kundër pandemisë, ku autoritetet bënë me dije se shoqëria duhet të mësohet të jetojë me virusin.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë