Lajme
Austria do të heqë rregullin 2G këtë fundjavë
Qeveria e Austrisë po ndërmerr hapa për të rihapur shoqërinë, duke lehtësuar disa nga kufizimet e saj strikte Covid-19. Ndryshime të tjera të reja të rregullave, të cilat do të hyjnë në fuqi nga e shtuna, më 12 shkurt, njofton albinfo.ch.
Kërkesa për të treguar prova të 2G (vaksinimi i plotë ose rikuperimi i fundit nga Covid-19) për të hyrë në dyqane dhe ambiente kulturore jothelbësore, si muzetë, galeritë dhe bibliotekat, do të hiqet nga 12 shkurti, siç kishte njoftuar tashmë qeveria. Do të jetë e mundur të hyni në këto vende pa treguar asnjë formë vaksine ose leje shëndetësore, megjithëse maskat FFP2 duhet të mbahen ende.
Rregulli 2G do të zëvendësohet me rregullin 3G për parukierët, sallonet e bukurisë dhe masazhit. Ndryshimi i rregullit do të thotë që nga e shtuna do të jetë e mundur të vizitohen këto vende me një test të fundit negativ për Covid-19 si një alternativë ndaj dëshmisë së vaksinimit ose shërimit.
Ky ndryshim prek kryesisht personat e pavaksinuar, sepse deri më tani, personave pa 2G u është ndaluar nga shumica e hapësirave publike, edhe pse bllokimi për personat e pavaksinuar përfundoi javën e kaluar.
Në parukeri, sallone dhe biznese të ngjashme, një maskë FFP2 duhet të mbahet ende edhe pas datës 12 shkurt, krahas rregullit 3G. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët i thonë “po” financimit uniform të shëndetësisë Në të ardhmen, të gjitha shërbimet shëndetësore duhet të financohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht se...
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq