Shqipëria
Shqipëria ka shifrat më të larta në rajon për rastet me COVID-19
Shqipëria renditet e para në rajon dhe e pesta në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore për numrin e infeksioneve me COVID-19 midis janarit 2020 dhe shtatorit 2021, sipas një studimi të botuar nga revista mjekësore, The Lancet.
Sipas EurActiv, studimi, i cili shqyrtoi infeksionet dhe vdekjet nga COVID-19 në 177 vende, zbuloi se shkalla e infeksioneve për 1,000 banorë në Shqipëri është 870.
Raporti shton se shkalla mesatare e infeksionit në vendet e marra në shqyrtim është 433 për 1,000 banorë, me Afganistanin që shënonte shifrën më të lartë me 988.
Maqedonia e Veriut renditet poshtë Shqipërisë, me një shkallë infeksioni prej 838 për 1,000 banorë.
Ndërsa, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia kishin shkallë të infeksionit përkatësisht 717 dhe 552 për 1,000 banorë.
Raportit i mungojnë të dhënat për Kosovën.
Megjithatë, Shqipëria renditet më mirë për sa i përket raportit të saj të infektimit ndaj vdekshmërisë.
Vendi ka një normë vdekshmërie prej 4.49 për 1000 banorë krahasuar me 5.43 të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe 6.52 të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, mesatarja globale është 3.4.
Së fundmi, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur se është shumë herët për të shpallur fitoren ndaj pandemisë COVID-19 pasi rastet kanë qenë vazhdimisht të larta që nga zbulimi i variantit të ri Omicron në dhjetor.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë Nga zgjedhjet për këshillin e Muri Gümligen, shqiptari Hilmi Gashi ka arritur të sigurojë edhe një...
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës Shasime Osmani ka arritur të sigurojë vendin e saj në Asamblenë e Bernës. Ajo garoi nga...
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Ndalimi i mbulesës në fytyrë nuk ka asnjë ndikim në turizëm
-
Zvicër: Qytetarët refuzojnë propozimet e ligjit për qira
-
Zviceranët i thonë “po” financimit uniform të shëndetësisë