Shqipëria

BE-ja ka ndarë mbi 70 milionë euro për bujqësinë në Shqipëri, në 5 vjetët e fundit

Vetëm në 5 vjetët e fundit BE-ja ka vënë në dispozicion mbi 70 milionë euro për të mbështetur ekonominë rurale, agrobiznesin, sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe peshkimin në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.

Mbështetja jonë e BE-së do të vazhdojë tutje në këta sektorë.

Sot, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, pedagogë dhe studentë të Universitetit Fan Noli në Korçë, nisën fushatën “Evropa është këtu 2.0” me fokus bujqësinë dhe zhvillimin rural. Falë mbështetjes së BE-së, përmes programit #ErasmusPlus, një klasë e re novative  do të lehtësojë të mësuarit duke integruar klasën fizike me mësimin online.

?Të lumtur të shihnim me sytë tanë suksesin e një biznesi të ri të financuar nga BE! Falë programit tonë #IPARD ??, Hilmi Myrtollari, një kampion i hipizmit, u kthye në Shqipëri për të investuar në vendlindje dhe për të bërë realitet ëndrrën e tij. Shtëpia e Kuajve është një vend që duhet vizituar nëse jeni në Korçë.