Lajme
Vdes skiatori italian në një ortek në Alpet zvicerane
Një skiator italian 46-vjeçar humbi jetën të dielën, pasi u përfshi nga një ortek teksa po bënte turne në një rajon malor në juglindje të Zvicrës.
Të paktën 11 persona thuhet se kanë vdekur në ortekët në Alpe që nga e premtja, përcjell albinfo.ch.
Skiatori italian u kap nga një ortek 400 metra i gjatë më 5 shkurt, ndërsa po ngjitej në krahun verior të malit 2968 metra Piz Daint në kantonin Graubünden.
Ai vdiq nga plagët e marra në spital të dielën, njoftoi policia kantonale të hënën. Ai ishte pjesë e një grupi prej tetë skiatorësh që po ngjiteshin në mal nga Qafa e Ofenit. Në ditën e aksidentit, rreziku i ortekëve në rajon ishte tre në shkallën një deri në pesë.
Instituti Zviceran për Kërkimin e Borës dhe Orteqeve SLF tha të premten se deri më tani këtë dimër kishte pasur 45 ortekë në Zvicër me njerëz (mesatarja vjetore është 100). Këto kishin ndodhur kryesisht në një zonë që shtrihej në lindje të Oberland Bernese deri në Alpet lindore. Që nga viti 1936, rreth 2000 njerëz kanë vdekur nga ortekët në Zvicër. Mesatarisht, 24 njerëz vdesin nga ortekët çdo vit, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë