Kosovë

15 kompani turistike nga Kosova, në panairin turistik në Stamboll

Zyrtarisht, 15 kompani turistike nga Kosova do të marrin pjesë në panairin turistik më të madh dhe ndër më kryesorët në botë, shkruan albinfo.ch.

Kjo erdhi si rezultat i bashkëpunimit më të fundit ndërmjet Unionit të Turizmit të Kosovës – UTK dhe PPSE, Program Swisscontact, ku 15 kompani turistike nga Kosova do të marrin pjesë në Emitt që është një nga panairët kryesorë turistikë në botë.

Përveç ekspozimit të ofertës turistike të Kosovës për audiencën ndërkombëtare, UTK do të organizojë takime B2B ndërmjet kompanive vendore dhe ndërkombëtare dhe do të përcjellë ecurinë e këtyre takimeve. Panairi EMITT zhvillohet në Stamboll, Turqi, nga 9-12 shkurt 2022.