Lajme

Përfundon fushata për vaksinimin në Zvicër

Zyra Federale e Shëndetësisë ka konfirmuar se do t’i japë fund fushatës për të nxitur të gjithë të vaksinohen.

Ishte vetëm në fillim të kësaj jave, qeveria dha mesazhin se përforcuesi është i rëndësishëm dhe të gjithë ata që kanë të drejtë duhet të marrin një vaksinë.

Por zyra thotë se për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron ata duhet të bëjnë rregullime në program dhe të jenë më fleksibël dhe fushata aktuale nuk do të ishte efektive. Por ata nuk arrijnë të elaborojnë.

Aktualisht mbi 70% e popullsisë kanë pasur të paktën një vaksinë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.