Futboll
Shaqiri kërkon largimin prej Lyonit për t’u transferuar në Amerikë
Gazeta zvicerane Blick ka raportuar ekskluzivisht se Xherdan Shaqiri ka kërkuar largimin nga Lyoni për ta vazhduar karrierën në MLS.
Skuadra amerikane Chicago Fire është duke kërkuar transferimin e Shaqirit në MLS.
Sipas Blick, Shaqiri i ka kërkuar Lyonit që ta lënë të lirë dhe të mos e thërrasin për ndeshjen e së shtunës ndaj Monacos.
Chicago Fire është gati që të paguajë një shumë te Lyoni për transferimin e anësorit kosovar në MLS qysh në javën e ardhshme.
Lyon pagoi gjashtë milionë euro për transferimin e Xherdanit dhe kjo shumë duket se do të paguhet edhe nga klubi amerikan.
Aktualisht te Chciago është drejtor sportiv zvicerani Georg Hitz që ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Shaqirin.
Shaqiri aktualisht fiton 350 mijë euro në muaj dhe Chicago është gati t’i ofrojë edhe më shumë që t’i marrë shërbimet e tij.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha