Lajme
Holanda do ta çmontojë urën historike për super jahtin e Jeff Bezos
Roterdami ka konfirmuar se do të çmontojë një urë historike për të lejuar kalimin e super jahtit të ndërtuar për themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.
Mjeti luksoz është në ndërtim e sipër nga firma holandeze ‘Oceanco’.
Jahti është 127 metra i lartë që e bën të pamundur kalimin poshtë urës Koningshaven.
Një zëdhënës i kreut të bashkisë ka konfirmuar planin e çmontimit për gazetarët.
Lajmi ka shkaktuar debat, pasi ura prej çeliku ka një histori të gjatë dhe është monument kulture.
Ura e ndërtuar në vitin 1877 është rinovuar rreth 4 vjet më parë dhe qëndroi e çmontuar më 2014-2017.
Lideri i projektit, Marcel Walravens, thotë se nuk do të ishte praktike që përfundimi i ndërtimit të jahtit të bëhej diku tjetër.
Zyra e kreut të Bashkisë së Roterdamit thotë se plani është ndërmarrë nisur nga vendet e punës që ka krijuar ndërtimi i jahtit.
Sipas tij, projekti është shumë i rëndësishëm për perspektivën ekonomike dhe do t’i japë Roterdamit reputacionin e ‘kryeqytetit të marinës në Evropë’.
Autoritet janë zotuar se ura do të rindërtohet në formën aktuale dhe çmontimi pritet të bëhet gjatë verës.
Klienti për të cilin po ndërtohet jahti mbetet sekret, por në një biografi të “Bloomberg” për Bezon konfirmoi dyshimet se ai është porositësi.
Jahti i njohur si Y721, do të jetë më i madhi në botë që është ndërtuar ndonjëherë.
Mjeti lundrues do të jetë luksoz, pasi parashikon pistë dhe për uljen e një helikopteri.
Sipas përllogaritjeve të revistës “Forbes”, themeluesi i Amazon ka një pasuri prej më shumë se 175 miliardë dollarë.
Jeff Bezos aktualisht renditet në vend të tretë si personi më i pasur në botë./Euronews.al
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?