Lajme
BAG heq dorë nga fushata e planifikuar për vaksinën e tretë
Para fillimit të fazës së dytë të fushatës, u konstatua “se ajo nuk do të ishte efektive në formën e planifikuar dhe për rrjedhojë nuk do të realizohej”
Faza e dytë e planifikuar e fushatës për vaksinimin përforcues (të tretë) nuk do të ndodhë. Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka vendosur të mos e bëjë këtë fushatë dhe si arsye merr përhapjen shumë të shpejtë të variantit omicron, transmeton albinfo.ch.
E pyetur nga Agjencia e Lajmeve Keystone-SDA, BAG ka konfirmuar një raport përkatës të publikuar nga blick.ch. Për shkak të variantit omicron dhe përhapjes së tij shumë të shpejtë, autoriteti i shëndetit publik është ndier i detyruar të bënte përshtatje planesh në një kohë edhe më të shkurtër dhe në një mënyrë më fleksibël.
Për këtë arsye, para fillimit të fazës së dytë të fushatës, u konstatua “se ajo nuk do të ishte efektive në formën e planifikuar dhe për rrjedhojë nuk do të realizohej”.
Faza e parë e fushatës përfundon në fund të javës. Në qendër të kësaj ishte një video shpjeguese në faqen e internetit të BAG, transmeton albinfo.ch. Duke përdorur fragmente nga kjo për të reklamuar vaksinimin përforcues BAG ka bërë fushatë në kanale të ndryshme të mediave sociale që nga 19 janari.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun