Kosova
Vendimi i ri i qeverisë: Lejohet hyrja në Kosovë me dy doza
Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë është mbledhur sot për të vlerësuar situatën epidemiologjike në vend.
Me këtë rast është propozuar edhe lehtësimi i masave anti-COVID.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, bëri të ditur se do të lehtësohen edhe masat për ata që hyjnë në Kosovë.
Në takim është propozuar që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të dëshmojnë se janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës.
Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet të kenë edhe testin PCR.
Me masat të cilat janë në fuqi aktualisht, të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se janë të vaksinuar me tri doza të vaksinës.
Ata që i kanë dy dozë të vaksinës, duhet të kenë edhe testin negativ PCR.
Masat e marra ndaj atyre që hyjnë në vend, kishin ngjallur reagime të shumta në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun