Lajme
OBSH, kundër heqjes së menjëhershme të masave kufizuese
Ndërsa disa vende evropiane kanë filluar të reduktojnë ose të heqin masat kufizuese për frenimin e përhapjes së COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bën thirrje për qasje të kujdesshme pasi koronavirusi vazhdon të përhapet.
Danimarka hoqi shumicën e kufizimeve kundër COVID-19 të martën, duke përfshirë rregullat për përdorim të detyrueshëm të maskave në vende publike dhe certifikatat e vaksinimit për të hyrë në ambiente të mbyllura publike. Zyrtarë të qeverisë daneze thanë se ata nuk e konsiderojnë më COVID-19 një “sëmundje kritike sociale”. Franca, Britania dhe vende të tjera evropiane po ndjekin shembullin e Danimarkës.
Në një konferencë shtypi të martën në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se nuk është një veprim i matur që vendet të dorëzohen tani, ose të shpallin fitoren ndaj pandemisë.
Zoti Tedros tha se varianti Omicron i koronavirusit vazhdon të jetë shumë i transmetueshëm dhe vdekjeprurës. Ai tha se në 10 javët që nga identifikimi i variantit Omicron, janë raportuar pothuajse 90 milionë raste, më shumë se totali i të gjitha rasteve me Covid-19 në vitin 2020. Ai tha se OBSH-ja tani ka filluar të shohë një rritje shumë shqetësuese të vdekjeve në shumicën e rajoneve të botës.
Në të njëjtën konferencë shtypi, drejtuesja e OBSH-së për pandeminë e COVID-19, Maria Van Kerkhove u bëri thirrje vendeve të botës të jenë të kujdesshme në lidhje me heqjen e kufizimeve, duke mos i hequr “të gjitha menjëherë”. Ajo sugjeroi një proces më gradual, sepse shumë vende nuk e kanë arritur ende kulmin e infeksioneve me Omicron dhe të tjerat kanë nivele të ulëta vaksinimi, veçanërisht në mesin e grupeve të pambrojtura të popullatës së tyre./VOA
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun