Lajme
Edhe një shtet evropian nis heqjen e masave anti-Covid
Finlanda pritet të heqë masat kufizuese të koronavirusit gjatë muajit shkurt, njoftoi sot qeveria.
Heqja graduale e kërkesave, të cilat kanë kufizuar numrin e vizitorëve në zona të caktuara dhe kanë kërkuar dëshmi të vaksinimit, do të aplikohet për restorantet dhe baret duke filluar nga 14 shkurti. Kufizimet do të hiqen edhe për eventet kulturore dhe sportive, tha kryeministrja Sanna Marin, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch. Megjithatë, klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura për momentin.
Qasja e ngadaltë do t’i japë Finlandës pak kohë për të parë sesi po shkon lehtësimi i kufizimeve në Danimarkën fqinje dhe Norvegjinë. Danimarka pezulloi të gjitha kufizimet pandemike të martën, ndërsa Norvegjia gjithashtu hoqi disa prej tyre.
Të gjitha kufizimet do të hiqen në Finlandë më 1 mars, sipas Yle. Sipas të dhënave të qeverisë, nivelet e reja të infeksionit janë të larta në vend, por numri i pacientëve nën kujdesin intensiv ka rënë ndjeshëm.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun