Lajme
Berna dhe Vjena rrisin bashkëpunimin për emigrantët dhe terrorizmin
Zvicra dhe Austria duan të forcojnë bashkëpunimin për migracionin dhe sigurinë, përcjell albinfo.ch.
Kjo erdhi nga një takim në Vjenë mes ministres zvicerane të Drejtësisë, Karin Keller-Sutter dhe homologut të saj të ri austriak, Gerhard Karner.
Bisedimet e tyre u përqëndruan në lëvizjet evropiane për të rishikuar të ashtuquajturat rregullat e Shengenit për kontrollet kufitare, negociatat e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të reformuar sistemin e migracionit dhe azilit të Evropës dhe bashkëpunimin dypalësh për migracionin dhe kundër terrorizmit, sipas një njoftimi për shtyp të Qeverisë zvicerane.
Që nga mesi i vitit 2021, më shumë se 5,000 refugjatë kanë hyrë ilegalisht në Zvicrën lindore me tren nga Austria, kryesisht të rinj afganë me destinacion Francën. Shumica e refugjatëve kanë aplikuar për azil në Austri, që do të thotë se Zvicra teorikisht mund t’i kthejë ata.
Por kjo ndodh rrallë, sipas agjencisë zvicerane të lajmeve Keystone-SDA, për shkak të procedurave të gjata dhe mungesës së ambienteve të paraburgimit.
Qëllimi i Zvicrës është të përshpejtojë procedurat dhe të dërgojë më shumë refugjatë në Austri, sipas Keller-Sutter. Negociatat midis dy vendeve për të rishikuar një “marrëveshje ripranimi” dypalëshe kanë nisur që nga viti 2019 dhe duhet të rriten, tha ajo për shtypin. Karner tha se të dy vendet kishin rënë dakord në parim se puna për këtë duhet të intensifikohej, por se kishte ende “çështje të hapura ligjore”, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve