Lajme

Pfizer kërkon autorizim për vaksinim të fëmijëve nën 5 vjeç

Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech kërkojnë autorizim urgjent nga institucionet shëndetësore të SHBA për vaksinim anti-COVID për fëmijët e gurpmoshës nga 6 muaj në 5 vjeç.

Ekspertët shëndetësorë nënvizojnë se do të përdoret një dozë e barabartë me një të dhjetën e asaj që përdoret për të rriturit dhe cikli fillimisht do të përfshijë dy doza.

Pas konsultimeve, vaksina mund të jetë e disponueshme në fund të shkurtit.

Këto kompani janë në fazë hulumtimi edhe për një vaksinë dedikuar variantit Omicron të COVID-19.

Një vaksinë e tillë mund të dalë në treg në muajin mars.