Lajme
Kantonet, kundër heqjes së shpejtë të certifikatës Covid
Nga këndvështrimi i GDK-së, si kusht për heqjen e certifikatës duhet të jetë "ulja në mënyrë të qëndrueshme" e numrit të infeksioneve dhe shtrimeve në spital
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset (PS) prej ditësh ka bërë rtë qartë qëllimin e qeverisë për një zbutje të ndjeshme të masave të koronavirusit.
Aty përfshihet jo vetëm heqja e karantinës dhe e detyrimit për punë nga shtëpia, të cilën Këshilli Federal, të cilat Këshilli Federal ka gjasa t`i shpallë të mërkurën, transmeton albinfo.ch. Këtu përfshihet edhe heqja e certifikatës Covid, të cilën Këshilli Federal duhet t’ua dërgojë kantoneve për konsultim të mërkurën.
Për më tepër, SVP kërkon heqjen e menjëhershme të certifikatës.
Mirëpo tashmë ka shenja rezistence nga kantonet për heqjen e shpejtë të certifikatave.
Michael Jordi, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Shëndetësisë (GDK), thotë se është i bindur se certifikata do të jetë ende e nevojshme në javët në vijim, raporton srf.ch.
Nga këndvështrimi i GDK-së, si kusht për heqjen e certifikatës duhet të jetë “ulja në mënyrë të qëndrueshme” e numrit të infeksioneve dhe shtrimeve në spital.
Po kështu, norma e pozitivitetit në testet që kërkohet për heqjen duhet të jetë dukshëm më e ulët se sot.
Edhe pas heqjes së detyrimit të përgjithshëm për të treguar certifikatën, certifikata Covid mund të mbetet e rëndësishme për disa kohë si mjet, për shembull për organizatorët e manifestimeve apo për institucionet shëndetësore, sipas Jordit, transmeton albinfo.ch.
Por megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i GDK-së thotë qartë: “Nuk mund të mbajmë certifikatën vetëm për t’i bërë njerëzit të vaksinohen”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun