Maqedonia

Mbi 80% e viktimave në Maqedoninë e Veriut, të pavaksinuar

Mbi 80 për qind e personave që kanë humbur betejën me koronavirus javëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të pavaksinuar, bëjnë të ditur nga Instituti i Shëndetit Publik të këtij vendi.

Në shtatëditëshin nga 24 deri më 30 janar, autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë konfirmuar 148 viktima nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Shifra është për 38.3 për qind më e lartë, krahasuar me javën paraprake.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, Shaban Mehmeti, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se në mbi 80 për qind të rasteve, viktimat nuk kanë qenë të vaksinuara kundër koronavirusit.

Të tjerët, sipas tij, kanë pasur sëmundje kronike./REL