Lajme
Nga sot, të vaksinuarit mund të hyjnë në Itali pa test
Deri më sot, për shkak të variantit të omicronit, testi negativ ishte i detyrueshëm për të gjithë - pavarësisht nëse ishin të vaksinuar apo/edhe të shëruar
Duke filluar nga sot, në Itali zbatohen rregulla të tjera të koronës, të cilat prekin edhe udhëtarët nga jashtë. Kushdo që vjen nga vende të tjera të BE-së kduhet të ketë: ose një test negativ të koronës, një dëshmi vaksinimi ose një certifikatë shërimi.
Dallimi këtu është se deri më sot, për shkak të variantit të shfrenuar të omicronit, testi negativ ishte i detyrueshëm për të gjithë – pavarësisht nëse ishin të vaksinuar apo/edhe të shëruar, transmeton albinfo.ch. Ata që nuk ishin vaksinuar duhej të karantinoheshin për pesë ditë.
Që nga fillimi i janarit, Italia ka vendosur detyrimin për vaksinimin kundër koronës për personat mbi 50 vjeç, shkruan srf.ch. Tashmë personat e pavaksinuar të kësaj grupmoshe duhet të paguajnë 100 euro gjobë nëse kapen. Nga 15 shkurti, ata nuk do të mund të shkojnë më në vendin e tyre të punës, pasi atje do të zbatohet rregulli 2G.
Ndryshime ka edhe kur bëhet fjalë për blerjet. Ditën e martë do të hyjë në fuqi rregulli 3G për bizneset që nuk janë pjesë e nevojave të përditshme, trasnemton albinfo.ch. Për të hyrë në librari, banka apo zyra nevojitet të paktën një test negativ. Supermarketet dhe farmacitë janë të përjashtuara nga ky rregull
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë