Lajme
Lëvizja e udhëtarëve pa doza përforcuese në BE vështirësohet nga e marta
Rregullat e reja të BE-së që hyjnë në fuqi të martën do ta bëjnë më të vështirë udhëtimin brenda bllokut nëse doza përforcuese e vaksinës kundër Covid-19 është administruar më shumë se nëntë muaj më parë ose nëse udhëtari nuk ka kryer ende vaksinën përforcuese.
Nga 1 shkurti, statusi i vlefshëm i vaksinimit të një udhëtari me një çertificatë dixhitale e vaksinimit të BE-së varet nga afati i vaksinës së parë, i cili nuk duhet të ketë perfunduar brenda nëntë muajve të fundit.
Statusi i vaksinimit të një personi me çertificatë digjitale e vaksinimit të BE-së kundër Covid-19 konsiderohet i vlefshëm nëse ai e ka kryer vaksinën përforcuese.
Një person i cili nuk e ka kryer vaksinën përforcuese do t’i nënshtrohet të njëjtave masa kufizuese si udhëtarët e pavaksinuar kur kalojnë kufirin e BE-së, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Certificata digjitale e vaksinimit të BE-së tregon nëse personi është vaksinuar, testuar së fundmi ose shëruar nga Covid-19.
Rregullat e reja synojnë të ruajnë koherencën në standardet e vaksinimit të BE-së për udhëtimet brenda bllokut. Asnjë kufizim i mëtejshëm lidhur me udhëtimet nuk do të zbatohet për personat që zotërojnë statusin e përditësuar të vaksinimit.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit