Kosova
Doktori kosovar që jeton në Zvicër pritet nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi priti sot në takim profesorin dhe gjinekologun Alban Neziri, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin mes profesionistëve shëndetësorë të Kosovës brenda dhe atyre që punojnë jashtë vendit.
“Ministri Latifi u shpreh edhe një herë falënderues për ndihmën që profesionistët që punojnë jashtë Kosovës e kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin shëndetësisë dhe vendit të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Po ashtu bëhet e ditur se u diskutuan edhe planet e transformimit të shëndetësisë dhe mundësitë që profesionistët me veprimtari si individuale, ashtu edhe institucionale jashtë vendit, të kenë mundësi angazhimi dhe ndihme sa më të madhe për shëndetësinë e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit