Lajme
Bajamet, vlerat ushqyese të tyre
Bajamet janë fruta nga pemë të mesme që i përkasin familjes Rosaceae.
Bajamet kanë lëvozhgë ngjyrë kafe nga jashtë, formë ovale që shkon deri në konike. Kanë gjatësi deri në 2 cm dhe gjerësi deri në 1 cm. Një kokërr bajame peshon nga 1-1.5 gr.
Si t’i zgjedhim dhe t’i ruajmë
Bajamet mund të gjenden në paketime të ndryshme, me lëvozhgë apo të qëruara, të kripura ose me sheqer etj. Nëse shikoni që bërthama ka ngjyrë kafe të ndritur, është kompakte dhe një formë në madhësi dhe ta ndjeni rëndë në dorë mund ta konsumoni pa problem. Bajamet mund të mbahen në vend të freskët dhe të thatë për disa muaj.
Bajamet janë të pasura me energji, proteina, të mbushura me antioksidantë, vitamina, minerale si dhe omega-3 acide yndyrore.
Bajamet janë të mbushura me grupe të rëndësishme të vitaminave B-kompleks si: riboflavin, thiamin, acid pantothenic, vitamin B-6 dhe acid folik. Të gjitha këto vitamina funksionojnë së bashku si faktorë në metabolizmin e njeriut.
Bajamet janë burime të pasura me vitamina dhe minerale. Bajamet paraqesin një nga komponentët bazë për energji si dhe vlera ushyese. Këto fruta janë të pasur me acide yndyrore oleike dhe palmitoleike, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe rritjen e kolesterolit të mirë në trupin e njeriut. Bajamet janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, e cila paraqet një antioksidant të fuqishëm për tretjen e lipideve dhe mbrojtjen nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Bajamet janë gjithashtu një burim i jashtëzakonshëm i mineraleve, të tilla si mangan, kalium, calcium, hekur, magnez, zink dhe selen. Bajamet janë të shijshme dhe një dhuratë e mrekullueshme për njerëzit nga nëna natyrë.
Bajamet mund të konsumohen ashtu siç janë, ose të kripura apo edhe të ëmbla. Mund të përdoren edhe si dekor mbi deserte në sasi të vogël të grimcuar. Gjithashtu, mund të përdoren si shtesë në bukë, biskota, ëmbëlsira, muffins, biskota.
Janë shumë të shijshme, njihen si mishërim i mirëqënies së trupit dhe shëndetit. Janë burime të pasura me vlera ushqyese që janë thelbësore për shëndetin.
Bajamet dhe vlerat ushqyese të saj
1. Bajamet kane nivele të larta yndyre, por ata ndihmojnë për të humbur peshë. Bajamet përmbajë yndyra të ngopura, të cilat bëjnë të ndiheni të ngopur shpejt e në këtë mënyrë të ndaloni mbingrënien. Por nuk duhet të konsumoni më shumë se një grusht ose 12 kokrra. Edhe pse bajamet kanë yndyrëra të shumta, konsumuesit e rregullt të bajameve janë më të dobët në peshë se ata që nuk konsumojnë bajame. Nga një studim ata që kanë konsumuar bajame së paku 2 herë në javë, gjasat që të shtojnë peshë kanë qenë 31% më të vogla ata që nuk kanë konsumuar apo konsumuar rrallë bajamet.
2. Mban ulur presionin e gjakut pasi bajamet përmbajnë shume kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët te natriumit bajamja eshte ideale si ushqim.
3. Bajamet rrisin HDL, kolesterolin e mirë, dhe mbajne ne nivele të ulët LDL kolesterolin e keq. Si rezultat, rreziku i sëmundjeve të zemrës është ulur vetëm duke ngrënë një grusht bajame çdo ditë.
4. Ato I mbrojnë muret e arterieve pasi flavonoidet në sipërfaqen e bajameve, rrisin sinergjinë, me vitaminë E, duke zvogëluar rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
5. Bajamet ndihmojnë në funksionimin e trurit pasi përmbajnë riboflavin dhe L-Karnitinë, ushqyes të cilët rrisin aktivitetin e trurit dhe mund të zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e Alzhemerit.
6. Për një lëkurë shumë të mirë. Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaj dhe qumeshti i bajameve jane nga perberesit kyesore ne prodhimet e kremarave te lekures. Produktet e bajames mbrojne lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.
7. Bajamet janë të vetmet që një nga proteinoformuesit që alkalizohen.Kur trupi juaj është në mungesë të alkaloidëve, rrezikoheni nga osteoporoza, funksionimi i sistemit imun, fuqi të dobët si dhe shtim të peshës.
8. Janë ideale për diabetikët pasi kanë shume proteina dhe kanë zero karbohidrate. Ato jane ideale për diabetikët dhe kushdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.
9. Ndalon kancerin e zorrës së trashë dhe kapsllëkun. Ato janë të pasura me fibra. Fibrat e bajames ndihmojne në rregullimin e brendshem dhe pastrojne traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojne trupin tonë per të luftuar kancerin e zorrës së trashë.
10. Bajamet ndihmojnë në ndërtimin e eshtrave dhe dhëmbëve të fortë. Fosfori që gjendet në bajame, e bën të mundur forcimin e dhëmbëve dhe eshtrave.
11. Ushqimi i trurit. Bajamet shume mire kontribuojnë në zhvillimin e trurit. Ato përmbajë riboflavin e cila vendoset nga një reaksion zinxhir që të çon në kujtesë të mirë. Në fakt, disa e konsiderojnë si një ushqim i domosdoshem për fëmijët në rritje.
12. Përforcues të energjisë. Bajamet përmbajë mangan, bakër dhe riboflavin që i bëjnë ato perforecues te energjisë. Kur te ndiheni te lodhur hani nje grusht bajame me mire sesa te konsumoni psh pike energjike.
13. Bajamet në shtatzani. Bajamet përmbajnë acid folik. Acidi folik është thelbësor per mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës ne menyre te shëndetshme duke parandaluar defekte të tilla si problemet me zemrën, defekte të trurit.
Vaji i bajameve, i nxjerrë nga këto fruta, mund të shërbejë si zbutës. Nëse aplikohet rregullisht, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga thatësia. Gjithashtu ky vaj përdoret edhe në barëra të ndryshme tradicionale apo si vaj esencial në aromaterapinë farmaceutike si dhe në industrinë kozmetike. Një grusht bajame në ditë ofron nivelet e rekomanduara të mineraleve, vitaminave dhe proteinave.
Mjekësia tradicionale kineze përdor bajamet si tonik për të lehtësuar spazmat, ënjtjet, zemrën dhe muskujt.
Pasuroni dietën tuaj të përditshme me anë të ushqyerjes me bajame!
KUJDES!!!
Bajamet mund të jenë alergjike dhe të reagojnë në disa substanca ushqimore tek njerëzit. Lloji dhe ashpërsia e simptomave mund të ndryshojë, ku përfshihen të vjella, diarre, dhimbje barku, ënjtje e buzëve si dhe vështirësi në frymëmarrje. Andaj personat që kanë reagim ndaj ushqimeve që përmbajnë bajame, duhet të kenë kujdes dhe t’u shmangen atyre.
E-Diaspora
-
Leutrim Aliji Interpreton Zadenë dhe Beethoven-in në Horgen Horgen, 13 nëntor 2024 – Shkolla e Muzikës në Horgen do të presë një recital të...
-
Hapet edhe një shkollë për mësim plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Një tjetër zë i bukur shqiptar në “DSDS” Gjermani
-
Art Fair Lozanë: Ramë Dardania prezanton veprat e tij të artit në Panairin Ndërkombëtar
-
Elbenita Kajtazi dhe Saimir Pirgu shkëlqejnë me performancën e tyre në skenën e Shtëpisë së Operës në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari që dyshohet se vrau njê ukrainas në Itali kërkohet në Zvixër Në kërkim urgjent është shpallur 40-vjeçari shqiptar me histori të gjatë të veprave penale të drogës,...
-
Pak shanse për më shumë transparencë tatimore
-
Sektori i turizmit zviceran pret rritje këtë dimër
-
Posta në Zvicër vazhdon të mbyllë degët e saj
-
Në një burg në Zvicër, myslimanëve iu është dhënë mish derri pa iu treguar