Maqedonia

21 viktima nga Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 5 082 testime janë regjistruar 1 254 raste me COVID-19.

Nga gjithsej 1 254 rastet e reja, 169 janë riinfektime. Po ashtu janë shëruar edhe 28 pacientë dhe 21 persona humbën jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar 268 191 persona, ndërsa prej tyre 239 694 janë shëruar dhe 8 383 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 20 114.