Lajme
Zbulohen rastet e para me nënvariantin e ri në Itali
Mediat italiane ndër të tjera bëjnë me dije se varianti i ri BA.2, nuk është “motra” e vetme e Omicron pasi deri më tani nga testimet kanë rezultuar dhe nënvariantet BA.1 dhe BA.3
Nënvarianti i Omicron, i quajtur BA.2, tashmë ka mbërritur edhe në Itali. Autoritetet bëjnë me dije se varianti i ri është po aq i shpejtë në përhapje, por nuk është ende e qartë nëse është më pak agresiv.
Mediat italiane, ndër të tjera, bëjnë me dije se varianti i ri BA.2 nuk është “motra” e vetme e Omicron, pasi deri më tani nga testimet kanë rezultuar dhe nënvariantet BA.1 dhe BA.3, siç tregohet nga bazat e të dhënave të mëdha që ruajnë sekuencat e virusit SarsCoV2, si NextStrain dhe Gisaid.
Ndërkohë ekspertët kanë theksuar faktin se BA.2 nuk ka gjasa të gjenerojë një valë të re përhapje, por vetëm të valëzojë valën aktuale ose të ngadalësojë zbritjen e kurbës së epidemisë.
Nga tri versionet e Omicron, BA.1 është më i përhapuri në vendet ku mbërriti, ai shpejt la mënjanë variantet paraekzistuese dhe në ato vende ku Omicron zëvendësoi Delta-n dhe që nga 17 janari kishte një prevalencë të vlerësuar prej 95.8%, transmeton abcnews, përcjell Albinfo.ch.
BA.2 u raportua fillimisht në Indi dhe më pas në Filipin, Singapor dhe Japoni, duke u përhapur në destinacionin e radhës që është Evropa, ku para Italisë prezenca e tij është zbuluar në Danimarkë dhe më pas në Britaninë e Madhe dhe Gjermani.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun