Lajme

Pritet rritje e rasteve në Zvicër, por po e kalojnë më lehtë

Këtë javë, 226,080 raste të reja Covid-19 u raportuan në Zvicër, 16% më shumë nga 194,679 raste të raportuara një javë më parë. Megjithatë, numri i pacientëve me Covid-19 të shtruar në spital ka mbetur mjaft i qëndrueshëm.

Këtë javë, 533 persona u raportuan të shtruar në spital me Covid-19 në Zvicër, 14% mbi 468 të raportuar një javë më parë, përcjell tutje albinfo.ch.

Më inkurajues, numri i raportuar i pacientëve me Covid-19 në kujdesin intensiv (ICU) ka rënë nga 235 në 210 gjatë shtatë ditëve të fundit.

Gjatë javës, u raportuan 65 vdekje të lidhura me Covid-19, një shifër më e ulët se 86 e raportuara një javë më parë.

Modelimi i publikuar këtë javë sugjeron një kulm të numrit të personave të infektuar rreth fundit të shkurtit deri në mes të marsit në Gjermani. Në Zvicër, kjo mund të ndodhë disi më herët.