Lajme

Berlin: Arrestohen 150 persona që protestuan kundër vaksinimit me detyrim

Policia në Berlin arrestoi rreth 150 persona, pasi protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19

Një ditë pas protestës, policia tha se rreth 150 njerëz u mblodhën në tubimin e një organizate që përfshin skeptikët ndaj koronavirusit, e që janë kryesisht aktivistë të ekstremit të djathtë.

Ky grup i aktivistëve ka marrë përsipër organizimin e protestave kundër politikave të qeverisë.

Sipas policisë, të mërkurën ka pasur edhe protesta të tjera të shpërndara.

Përhapja e madhe e variantit Omicron në Evropë ka bërë që shumë shtete të ashpërsojnë masat kundër COVID.