Lajme
Iniciativa kundër vaksinimit të detyrueshëm “siguron numrat”
"Personi i prekur nuk mund të penalizohet për refuzimin e dhënies së pëlqimit (për vaksinim) dhe as të pësojë disavantazhe sociale apo profesionale”, thuhet në tekst
Njerëzit me të drejtë vote në Zvicër mund të vendosin në kutinë e votimit nëse vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm ose sjo. Sipas Kancelarisë Federale, që është autoriteti kompetent për legjitimimin e nismave në nivel federal, nisma popullore “Për liri dhe integritet fizik” e përgatitur nga “Lëvizja Zvicerane për Liri” dhe e prezantuar në mesin e dhjetorit 2021, tashmë ka përmbushur kushtet zyrtare për tu votuar për të.
Sipas autoritetit të përmendur, 125.015 nga gjithsej 126.089 nënshkrimet e dorëzuara, janë të vlefshme, transmeton albinfo.ch.
Nisma bën thirrje për të drejtën themelore të vendosur edhe në kushtetutë, sipas të cilës secili duhet të ketë lirinë të vendosë vetë se çfarë injektohet apo implantohet në trupin e tij, raporton srf.ch.
“Personi i prekur nuk mund të penalizohet për refuzimin e dhënies së pëlqimit (për vaksinim) dhe as të pësojë disavantazhe sociale apo profesionale”, thuhet në tekstin e nismës. Sipas komisionit nismëtar, lënda e nismës nuk ka të bëjë vetëm me koronën.
Ajo duhet të zbatohet gjithashtu edhe “për vaksinat, për çipat, për informacionin dixhital në trup”.
Në kuadër të “Lëvizjes Zvicerane për Lirinë” bëjnë pjesë edje deputetja e Dhomës Nacionale të Parlamentit, poitikania e SVP-së nga Luzerni, Yvette Estermann, komediani Marco Rima dhe kritiku i njohur i vaksinimit, Daniel Traptsch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit