Lajme
Të hënën në Zvicër u skadon afati së paku 250.000 certifikatave Covid
Një studim i realizuar nga SRF në të gjitha kantonet ka treguar se rreth 250,000 njerëz në Zvicër do të humbasin certifikatat e tyre të hënën e ardhshme
Këshilli Federal ka reduktuar vlefshmërinë e certifikatave Covid për personat e vaksinuar dhe ata të shëruar, transmeton albinfo.ch. Kështu, duke filluar nga 31 janari, afati i tyre shkurtohet në 270 ditë nga 365 sa ka qenë deri më tani.
Dhe kjo, në mënyrë retrospektive.
Ata që kanë marrë dozën e fundit (të dytë) të vaksinimit përpara datës 7 maj 2021, nuk do të kenë më certifikatë të vlefshme, që nga 31 janari. E njëjta gjë vlen edhe për të shëruarit që kanë marrë certifikatën e bazuar në një test PCR pozitiv përpara datës 7 maj.
Një studim i realizuar nga SRF në të gjitha kantonet ka treguar se rreth 250,000 njerëz në Zvicër do të humbasin certifikatat e tyre të hënën e ardhshme.
Megjithatë, duke qenë se një person mund të ketë disa certifikata të vlefshme (p.sh. një për ata që janë vaksinuar dhe një për ata që janë shëruar pas infeksionit), shumica e kantoneve nuk mund të japin numrin e saktë të të prekurve.
Por, si mund ta zgjasim certifikatën? Për të parandaluar që certifikata të bëhet e pavlefshme për shkak të rregulloreve të reja, mund ta merrni përforcuesin (vaksinën e tretë) në kohën e duhur. Praktikisht në të gjitha kantonet ka termine të lira për vaksinat përforcuese, dhe mundësojnë vaksinimin brenda një afati të shkurtër.
Zakonisht për ta bërë këtë mund të regjistroheni në faqet e internetit të kantoneve. Aty mund të shihet edhe se për sa kohë është e vlefshme certifikata, transmeton albinfo.ch. Nëse certifikata ruhet në mënyrë elektronike në aplikacionin Covid Cert, vlefshmëria përshtatet automatikisht me rregulloret e reja.
Për të shëruarit e pavaksinuar, vaksinat fillestare zakonisht janë të mundshme pa ndonjë periudhë pritjeje (më së shumti katër muaj pas infeksionit).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës