Lajme

Grupi i ekspertëve kritikon racizmin sistemor në Zvicër

Njerëzit me ngjyrë në Zvicër përballen me diskriminim të përditshëm si dhe me profilizimin e rëndë racor nga policia, ka thënë një grup pune i Kombeve të Bashkuara, përcjell albinfo.ch.

Pas një misioni 10-ditor për gjetjen e fakteve, grupi tha në një deklaratë të mërkurën se ishte “i shqetësuar për përhapjen e diskriminimit racor dhe situatën e të drejtave të njeriut të njerëzve me origjinë afrikane në Zvicër”.

Një dokument prej 59 pikash përshkruan problemet e ndryshme, me të cilat përballen njerëzit me ngjyrë në vend, duke përfshirë ato që i quajti “raporte tronditëse të brutalitetit të policisë dhe pritjes së mosndëshkimit për sjelljen e pahijshme të policisë, e shtrirë në dekada”.

Ata përmendën konkretisht rastin e Nzoy Roger Wilhelm, i vrarë nga policia në Morges vitin e kaluar, si dhe disa raste të tjera që përfaqësojnë atë që ata e quajtën ‘profilizimin racor’, dhe për të cilat mungojnë të dhënat e centralizuara dhe një mekanizëm i pavarur shqyrtimi, përcjell tutje albinfo.ch.